Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka bërë të ditur se deri më tash në këtë institucion janë dorëzuar dy njoftime për koalicione parazgjedhore nga radhët e komuniteteve.

Në konferencën e KQZ-së është bërë e ditur se deri më tani janë paraqitur dy njoftime për pjesëmarrje në zgjedhje përmes koalicionit nga radhët e komuniteteve: Koalicioni VAKAT, i përbërë nga partitë politike Demokratska Stranka Boshnjaka (DSB) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV) dhe Koalicioni ZAJEDNO, i përbërë nga partitë politike Pokret za Gora (PG) dhe Gragjanska Inicijativa Gore (GIG).

Ndryshe, afati për paraqitjen e koalicioneve të subjekteve politike në KQZ për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit është deri sot në ora 18:00./21Media