KQZ nis mbledhjen me ngushëllime për familjet në Pejë dhe Tetovë
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi mbledhjen e sotme të Komisionit e ka nisur duke i shprehur ngushëllime familjarëve për incidentin e mbrëmshëm në Pejë, ku mbeti i vdekur kandidati për kryetar të Pejës nga PDK-ja, Astrit Ademaj.
Radoniqi i ka shprehur ngushëllime edhe familjarëve të viktimave në Tetovë, ku si pasojë e shpërthimit në spitalin COVID, kanë humbur jetën 14 persona.