Kadidatja për deputete nga Lëvizja Vetvendosje, Vasfije Krasniqi-Goodman, pas rezultateve të para të zgjedhjeve thotë se së shpejti Kosova do të ketë institucione të reja e me koncepte të reja bashkëkohore e larg familjarizimit e klientelizmit.

“Këto zgjedhje të jashtëzakonshme, kjo ditë e shënuar për të ardhmen e popullit, të cilit i përkas, folën për një kulturë të lartë demokratike, që elektorati shprehu gjatë procesit të votimit. Në kushte kohore, shëndetësore e politike, që mund të koincidojnë veç̧ një herë në njëmijë, populli i Republikës së Kosovës, demonstroi qetësi, maturii dhe entusiazëm njëkohësisht. Kjo është fitorja e parë, e dyta është ajo që tashmë e njohim: predominimi i Lëvizjes Vetëvendosje. Së shpejti do të kemi institucionet e reja, me njerëz të rinj e që do të drejtojnë me mentalitet të ri, me koncepte të reja bashkëkohore, larg familiarizmit e klientelizmit të dekadës së fundit. Me porositë e të madhes Nënë Tereze, që shihen lart mbi kokat tona, unë vërtet ju uroi të gjithëve! Urime Kosovë! Përpara Kosovë!”, shkruan Krasniqi-Goodman.

Sipas numërimeve të bëra nga KQZ-ja deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje prinë e para me 47.90% të votave, pastaj PDK’ja me 17,36% të votave, LDK me 13.07%, ndërsa, AAK 7.38%./21Media