Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi në seancën e sotme ku po diskutohet për dialogun ka thënë se marrëveshja e Uashingtonit nuk është historike për Kosovën, por i tillë mund të quhet vetëm për kryeministrin Avdullah Hoti.

“Shumica e deputetëve e thanë që ka qenë një takim historik, ka qenë takim historik për juve kryeministër, fotografia ka me ju nderu tanë jetën dhe prezenca në zyrën Ovale, për juve, por jo për historinë e Kosovës. Çka ka historike, nuk po muj me gjet, keni nënshkruan një fletë A4, por nuk keni arrit marrëveshje, edhe vet keni deklaruar që nuk është marrëveshje. Qysh mundet me kanë historike, kur se ka vulën e Kuvendit”, tha Krasniqi.