​Krasniqi: PDK do të vazhdojë angazhimin për mbrojtjen e të drejtave të grave

 
Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, tha se solidarizohet me kauzën për ndërgjegjësimin shoqëror për parandalimin e dhunës mbi çfarëdo baze ndaj grave dhe vajzave.
Krasniqi është shprehur se shoqëria kosovare duhet ta luftojë abuzimin e çfarëdolloj që shkon në drejtim të dhunës, mohimit dhe cenimit të të drejtave të grave në shoqërinë tonë.
“Partia Demokratike e Kosovës do të angazhohet nga çdo perspektivë, për t’i kontribuar kësaj agjende, në mbrojtje të grave dhe në realizmin pa kompromis të të drejtave të tyre të pamohueshme”, ka shkruar Krasniqi në Facebook./21Media

Back to top button