​Krijuesja e vaksinës AstraZeneca: Koronavirusi do të kthehet në një ftohje të zakonshme

Dame Sarah Gilbert, krijuese e vaksinës së AstraZeneca-s, ka thënë se koronavirusi me shumë mundësi, nuk do të pësojë një mutacion më të rëndë dhe me kohën do të kthehet në një ftohje të zakonshme.
Gjatë një seminari në “Royal Society of Medicine”, shkencëtarja ka theksuar se viruset kanë tendencën të bëhen më pak virulente gjatë kohës që qarkullojnë në popullatë dhe për këtë arsye nuk ka asnjë arsye që do të ketë një variant më të rëndë të Sars-CoV-2.
59-vjeçarja, gjithashtu, ka zbuluar se po bën përpjekje për të siguruar fonde për të marrë masa në parandalimin e pandemive të ardhshme dhe ka thënë se duhen investime urgjente për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve të tjera infektive në të gjithë botën.
Komentet e saj vijnë pasi profesori Chris Whitty ka paralajmëruar një ditë më parë se pothuajse të gjithë fëmijët e pavaksinuar do të infektohen në një moment në të ardhmen, dhe rreth gjysma e të rinjve janë infektuar me virusin.
Ekspertët kanë thënë më parë se janë të bindur se vaksinat ekzistuese mund të ripërshtaten për të trajtuar më mirë çdo mutacion që shfaqet.
 

Back to top button