Kroaci, nesër mbahet raundi i parë i zgjedhjeve lokale
Më shumë se 38.000 kandidatë garojnë për raundin e parë të zgjedhjeve lokale në Kroaci të cilat do të mbahen më 16 maj dhe 3,66 milionë votues do të kenë të drejtën e votës në mbi 6.500 qendra votimi, që është rreth 60.000 votues më pak se në zgjedhjet e vitit 2017.
Rreth 13,7 milionë fletëvotime janë shtypur për zgjedhjet e ardhshme lokale.
Krerët ekzekutivë lokalë zgjidhen me shumicë votash dhe nëse duan të zgjidhen në raundin e parë, ata duhet të marrin më shumë se 50 për qind të votave të hedhura. Nëse askush nga kandidatët nuk ka sukses, brenda dy javësh, më 30 maj, do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve, në të cilin do të hyjnë dy kandidatët me numrin më të madh të votave, kurse kandidati që fiton numrin në raundin e dytë shpallët fitues.
Në Split dhe Rijekë garojnë 11 kandidatë për kryebashkiak, kurse në Zagreb dhjetë kandidatë.
Në listat për asambletë e rretheve janë regjistruar 7.104 kandidatë, duke përfshirë Qytetin e Zagrebit, i cili ka statusin e qarkut, dhe 28.860 në listat për këshillat e qytetit dhe bashkive. Ka 225 kandidatë për prefektët dhe zëvendësit e tyre, ndërkaq, ky numër përfshin gjithashtu kandidatë për kryetarin e bashkisë së Zagrebit dhe zëvendësit e tij. Për kryebashkiak dhe kryetarë komunash kanë kandiduar 1.901 persona.
Në qytetet e Splitit dhe Rijekës, 11 kandidatë garojnë për kryetar bashkie, në Osijek janë shtatë dhe në Zagreb dhjetë kandidatë.
Heshtja zgjedhore filloi në mesnatën e së premtes dhe përfundon në orën 19 të dielën, kur edhe mbyllen qendrat e votimit.
Nesër në Kroaci do të hapen 6.572 qendra votimi dhe do jenë dhjetë anëtarë të komisionit në secilin vendvotim.
Kushte të veçanta për zgjedhjet do të zbatohen në Qarkun Sisak-Moslavina të prekur nga tërmeti, kështu që zgjedhjet në disa vende, në vend se në ndërtesa, do të organizohen në gjithsej 25 çadra që do të vendosen një ditë para zgjedhjeve, kurse votimi do të kryhet në përputhje me të gjitha masat epidemiologjike.
Rezultatet do të publikohen nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në ditën e zgjedhjeve nga ora 21, kurse gjendja do të azhurnohet çdo 15 minuta. Të dhënat e pjesëmarrjes do të publikohen në orën 12 dhe 17.
Të gjitha informatat për financimin e fushatës janë botuar publikisht në faqen zyrtare të KSHZ-së.
Me vendim të Ministrit të Drejtësisë dhe Administratës së Kroacisë është përmbyllur lista e zgjedhësve për zgjedhjet e ardhshme lokale, në të cilat janë regjistruar 3.660.165 zgjedhës, që është rreth 60 mijë votues më pak se në zgjedhjet e vitit 2017.
Në zgjedhjet lokale të vitit 2017, në listën e votuesve për anëtarët e organeve u regjistruan 3.719.182 votues, nga të cilët 25 ishin shtetas të shteteve të tjera anëtare të BE-së, ndërsa për zgjedhjet për kryetarë bashkish, kryetarë komunash dhe zëvndësit e tyre ishin regjistruar 3.719.157 votues.