Kombëtarja e Kroacisë do të mundohet ta shmangë rënien në Ligën B në kuadër të Ligës së Kombeve, në ndeshjen e sotme si vendës kundër Portugalisë, me fillim nga ora 20:45.

Në anën tjetër, shpresat e Portugalisë që ta përmbyllë Grupin A si lider u shuan në humbjen ndaj Francës, ku golin e vetëm për francezët e shënoi N’golo Kante në minutën 53.

Forma momentale e të dyja kombëtareve është e luhatshme ku në gjashtë ndeshjet e fundit Portugalia ka arritur të fitojë tri herë, të barazojë dy dhe të humbasë vetëm një herë, ndërsa Kroacia nga gjashtë ndeshje ka vetëm dy fitore, një barazim dhe tre humbje.

Formacionet e mundshme:

Kroacia (4-2-3-1): Livakovic; Juranovic, Pongracic, Lovren, Barisic; Modric, Kovacic; Brekalo, Vlasic, Perisic; Budimir

Portugalia (4-3-3): Lopes; N. Semedo, Dias, Duarte, Guerreiro; Pereira, Neves, Fernandes; Trincao, Ronaldo, Jota.