​KRU “Prishtina”: Paguani faturat e ujit dhe shmangni dërgimin e lëndës te përmbaruesit privat

 

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka kërkuar nga ata që përfitojnë shërbimet e saj që të kryjnë pagesat e faturave të rregullta mujore për shpenzimin e ujit.

Kjo kompani njofton se duke filluar nga data 1 shtator 2020 do të fillojë me procedimin e konsumatorëve borxhlinj në procedurë përmbarimore tek përmbaruesit privat.

“Te përmbaruesi do të përfundojnë të gjithë ata konsumatorë me borxhe të akumuluara ndër vite. Inicimi i kësaj procedure përmes përmbaruesve privatë do të krijonte shpenzime shtesë dhe do të vështirësonte përmbushjen e obligimit tuaj duke paguar taksën shtesë”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.

Siç thuhet, deri më tash janë përgatitur me dhjetëra lëndë nga zyra ligjore dhe janë të gatshme për dërgim te përmbaruesi.

Back to top button