Pas dorëzimit të kërkesës së LDK-së për mbajtjen e seancës në të cilën do të votohet për Qeverinë Hoti, Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot në orën 10:00.

Drejtoria për medie dhe marrëdhënie me publikun në Kuvendit të Kosovës, ka bërë të ditur se në rend dite do të jetë kërkesa e 61 deputetëve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit.

Në mbledhjen e sotme do të vendoset data e seancës për votimin e Qeverisë Hoti.

Deputetët nënshkrues të kërkesës për thirrjen e seancës duan që ajo të mbahet të mërkurën në ora 11:00.

Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti u rrëzua me 25 mars të këtij viti pas një mocioni të suksesshëm mosbesimi./21Media