Ka nisur mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ku pritet të vendoset se kur do të mbahet seanca e re.

Kryesia ka një numër të madh të pikave në rend të ditës të cilat kanë mbetur pa u trajtuar nga seancat paraprake.

Në rend të ditës është interpelanca e kryeministrit Avdullah Hoti për çështjen “Përfshirja dhe ndarja e Liqenit të Ujmanit me Serbinë në dokumentin e zotimeve të 4 shtatorit 2020”.

Në interpelancë pritet të jetë edhe ministri i Ekonomisë dhe Ambientit Blerim Kuçi, në lidhje me dhënien e licencave afatgjate (40vjet) për prodhimin e energjisë elektrike ndërmarrjes “KELKOS ENERGY” sh.p.k për HC “Deçani” dhe HC “Belaja”.