Pas konfirmimit pozitiv me COVID-19 të njërit nga drejtorët e Komunës së Ferizajt, i pari i kësaj komune Agim Aliu iu nënshtrua testit për koronavirus bashkë me stafin e tij dhe ekzekutivin.

Rezultatet e testit kanë dalë negative në testin e virusit COVID-19 për kryetarin Aliu, ndërsa për anëtarët tjerë të kabinetit janë në pritje të rezultateve.

“Ju lus, mos shpërfillni këtë virus, respektoni masat mbrojtëse, duke ruajtur kështu shëndetin tuaj e të familjes. Vazhdojmë, me punë të dobishme për Ferizajn e ferizajasit. Ju faleminderit të gjithëve që gjatë këtyre ditëve ndatë shqetësimin me ne”, ka shkruar Aliu në Facebook./21Media

Të dashur bashkëqytetarë!

Pas konfirmimit pozitiv me virusin COVID-19 të njërit nga drejtorët e Komunës, iu nënshtrova…

Posted by Agim Aliu on Monday, 29 June 2020