Ahmeti: Brenda territorit vlejnë rregullat e njëjta si më parë

Ahmeti: Brenda territorit vlejnë rregullat e njëjta si më parë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se vendimin për karantinë e merr Ministria e Shëndetësisë, bazuar në rekomandimin e Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik.  Ahmeti gjithashtu ka sqaruar se Ministria e Tregtisë ka marr vendimin për personat e lejuar për të hyrë e dalë nga Prishtina sipas listës që e kanë dërguar te policia.

“Vendimin për karantinë e merr Ministria e Shëndetësisë, bazuar në rekomandimin e IKSHP.  Ministria e Tregtisë ka marr vendimin për personat e lejuar për të hyrë e dalë nga Prishtina sipas listës që e kanë dërguar te policia.  Lejet për qarkullim për të hyrë e dalë i lëshon qendra operative e Ministrisë së Punëve të Brendshme.  Brenda territorit vlejnë rregullat e njëjta si më parë”, ka shkruar Ahmeti në facebook.

Ai ka thënë se kërkesë për nivelin qendror është që të lejohen lëvizjet e punëtorëve për furnizim vital që janë të komunave të tjera, e që punojnë në Prishtinë.

“Kërkesë për nivelin qendror është që të lejohen lëvizjet e punëtorëve për furnizimin vital që janë të komunave tjera e punojnë në Prishtinë si dhe të lejohen punëtorët e Prishtinës që janë në kanalet e furnizimit për komunat tjera. Prishtina është kryeqytet dhe kapilari kryesor ekonomik i Kosovës dhe ndërprerja e plotë shkakton pasoja të rënda ekonomike”, ka shtuar ai.