Sot do zhvillohen disa ndeshje interesante të xhiros së katërt, në kuadër të Superligës së Shqipërisë.

Apolonia e Fierit pret në shtëpi skuadrën e Partizanit me fillim nga ora 13:45, në stadiumin “Loni Papuçiu” në Fier. Ekipi i Bylis vazhdon në udhëtim tek KF Tirana, ku me fillim nga ora 13:45 fillon ndeshja në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Skënderbeu do të përballet kundër Kastriotit në Korçë me fillim nga ora 13:45. Kukësi pret Laçin si vendas në stadiumin “Zeqir Ymeri” me fillim nga ora 16:45 dhe Vllaznia e zhvillon ndeshjen e fundit të këtij programi, si mysafir tek KF Teuta, në stadiumin “Niko Dovana Stadium” me fillim nga ora 16:45.

Më poshtë është i bashkangjitur programi i Superligës së Shqipërisë për ditën e sotme.

13:45 Apolonia Fier (9) – Partizani (4) (Loni Papuçiu)

13:45 KF Tirana (6) – Bylis (8) (Selman Stërmasi)

13:45 Skënderbeu (5) – Kastrioti (2) (Korçë)

16:45 Kukësi (10) – Laçi (7) (Zeqir Ymeri)

16:45 Teuta (3) – Vllaznia (1) (Niko Dovana).