​Kuçi për hidrocentralet: Lejet u dhanë me të drejtë

 

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka arsyetuar dhënien e licencave afatgjate (40vjet) për prodhimin e energjisë elektrike ndërmarrjes, “Kelkos Energy” për hidrocentralin “Deçani” dhe hidrocentralin “Belaja”.

Në interpelancën ku është thirrur për të raportuar për këtë temë, ministri, para deputetëve tha se dhënia e lejes mjedisore nuk është dhënë nga ai, por është bindur nga zyrtarët e dikasterit të tij se kanë pasur drejtë kur kanë marrë një vendim të tillë.

“Normalisht nuk i iki përgjegjësisë, unë jam ministër, edhe pse nuk e kam nënshkruar një dokument të tillë. Është përgjegjësi e zyrtarëve dhe sekretarit. Në bazë të shpjegimeve që ata m’i kanë bërë mua, në bazë të argumenteve që më kanë ofruar, disi jam bindur që për dy objektet që i kanë lëshuar kanë pasur të drejtë. Për objektin tjetër që është bërë debat edhe sot do të bëhet debat ne nuk kemi lëshuar asnjë leje. As leje ujore e as lejen e përdorimit, edhe pse procesi ka shumë kohë që është kryer. Objektet janë ndërtuar, por lejet nuk i kanë marrë”, tha ai.

Interpelanca ndaj ministrit Kuçi për këtë çështje është duke vazhduar.

Back to top button