​Kuçi premton kompletimin e bordit të ARKEP-it

 

Në Komisionin për Ekonomi është miratuar në parim Projektligji për masat për uljen e kostos se shtrirjes së rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë.

Këtë projektligj e ka prezantuar ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi i cili theksoi se ky projektligj është pjesë e programit qeverisës dhe në përputhje të plotë me direktivat e BE-së.

Kuçi duke iu përgjigjur anëtarëve të këtij komisioni, theksoi se janë hapur procedurat për zgjedhjen e dy anëtarëve të bordit të ARKEP-it për të bërë funksional këtë bord.

Back to top button