Gashi: Trimat e lirisë e pritën armikun me pushkë duke shënuar lirinë, ndërsa ata fituan përjetësinë

Gashi: Trimat e lirisë e pritën armikun me pushkë duke shënuar lirinë, ndërsa ata fituan përjetësinë

Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi së bashku me nënkryetarin, kryesuesin dhe me bashkëpunetorë, mëngjesin e ditës së sotme, e filluam me homazhe pranë lapidarit të dëshmorëve të familjes Rama, për të vazhduar te lapidarët e familjes Halimi dhe Haliti, për të nderuar sakrificën e tyre për lirinë që sot e gëzojmë.

“Pranvera e vitit 1999 filloi me shumë beteja anëkënd Kosovës, trimat e lirisë e pritën armikun me pushkë duke shënuar lirinë, ndërsa ata fituan përjetësinë. Të tillë ishin trimat e familjes Rama, Halimi , Haliti dhe Merlaku! I shenjtë do mbetet kujtimi për ta. Lavdi të rënëve për liri”, ka shkruar kryetari Xhafer Gashi.