Marash Kumbulla pranon që Kupa e Italisë është një objektiv i rëndësishëm’ për Romën, kështu që ata duhet të kalojnë Spezian.

Kjo është ndeshja e parë për “Giallorossët” që nga humbja e tyre e rëndë 3-0 ndaj Lazios.

“Nuk ka shumë që mund të themi. Ne duhet ta harrojmë atë lojë dhe sigurisht të bëjmë më mirë, duke filluar nga kjo mbrëmje”, tha qendërmbrojtësi Kumbulla për Roma TV.

“Kupa e Italisë është një objektiv i rëndësishëm për ne. Ne duhet të kemi një qëndrim më të mirë se ai që treguam kundër Lazios”.

Fituesit e kësaj ndeshjeje të raundit të 16-të do të përballen me Napolin në çerekfinale.