Mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla, i cili para pak ditësh kompletoi transferimin nga Hellas Verona tek Roma, ka deklaruar se skuadra nga kryeqyteti i Italisë është ideale për ta vazhduar karrierën e tij profesionale.

20 vjeçari iu bashkua Romës si huazim për një sezon me obligim të blerjes për 25 milionë euro.

Kur mësova se Roma interesohej për mua, nuk mora shumë kohë për të vendosur”, tha Kumbulla për “The Guardian”.

E kuptova menjëherë që ky është klubi i duhur për mua. Ata më treguan projektin dhe unë bisedova e stafin dhe trajnerin. Për shkak të tifozëve, stadiumit dhe historisë së mahnitshme të këtij klubi, ishte e lehtë për të vendosur. Ky është klubi ku unë doja ta vazhdoja karrierën time”, tha tutje ai.