Roma ka kompletuar marrëveshjen me Hellas Veronan për qendërmbrojtësin shqiptar Marash Kumbulla, ndërsa lojtari do t’i bashkohet klubit romak edhe zyrtarisht këtë javë.

Eksperti i merkatos Gianluca Di Marzio raporton se 20 vjeçari ka nënshkruar kontratën 5 vjeçare dhe do të përfitoj 1.5 milionë euro në sezon.

Kumbulla ishte kërkuar edhe nga skuadra të tjera italiane si Juventusi, Interi dhe Fiorentina, por Roma bëri një ndërhyrje të shpejtë duke e mbyllur marrëveshjen brenda një kohe rekorde.