Përfaqësuesja e Kosovës do të takohet me Maqedoninë e Veriut, muajin e ardhshëm në kuadër të play-off të Ligës së Kombeve.

Derisa kjo ndeshje është e rëndësishme për dardanët që të afrohen një hap pranë kualifikimit historik në evropian, kundërshtari ynë i radhës ka barazuar në divizionin C të Ligës së Kombeve si mysafir i Gjeorgjisë me rezultat 1:1.

Okriashvili i dha epërsinë ekipit vendas në minutën 13 nga pika e bardhë dhe Ristovski barazoi në minutën 33. Musliu mori një karton të kuq në minutën 64, kështu që Maqedonia Veriore luajti me një lojtar më pak deri në fund të lojës.

Kujtojmë se Gjeorgjia do të luajë në ndeshjen tjetër të play-offit me Bjellorusinë në Ligën e Kombeve dhe fituesi do të presë Kosovën ose Maqedoninë e Veriut për biletën që siguron evropianin.