Turneu i Kupës së Amerikës nuk do të luhet në Argjentinë për shkak të rritjes së rasteve të Covid-19, njoftoi CONMEBOL të dielën në mbrëmje, duke e vendosur të gjithë turneun në rrezik për të mos u zhvilluar fare.

Më parë, Kolumbia u cilësua si e paaftë për të pritur garën midis trazirave politike në këtë vend.

Me turneun që pritej të zhvillohej vetëm pas disa javëve, opsionet e raportuara janë Kilin ose edhe SHBA, pasi CONMEBOL konfirmoi se kishte disa kombe që e kanë ofruar veten si nikoqir të mundshëm, përcjellë KosovaPress.

“CONMEBOL është duke analizuar ofertat nga vendet e tjera që kanë treguar interes për pritjen e turneut kontinental,” thotë organizata në deklaratën e lëshuar.

Argjentina kishte shpërthimin e pestë më të madh për kokë banori në botë me 76 raste ditore për 100,000 banorë ose më shumë se 34,000 raste ditore në total.

Rastet në vend janë rritur me një normë prej 54 përqind gjatë 14 ditëve të fundit.