Komuna e Deçanit në bashkëpunim me Federatën e Skitarisë së Kosovës organizuan dje garën promovuese ‘Kupa e Gjeravicës 2021’, në të cilën morën pjesë katër ekipe me gjithsejtë 24 garues.

Në kategorinë e seniorëve vendin e parë e mori Valmir Selmanaj me kohë totale prej 1.04.71, vendin e dytë e mori Vatan Cakaj, kurse i treti i takoi Hasan Kadrijajt.

Te juniorët vendi i parë i takoi Arbër Dobrajt, kurse pozitat dy dhe tre shkuan për garuesit Kreshnik Kadrijaj dhe Leutrim Kadrijaj.

Këto ishin të gjitha rezultatet nga kjo garë: