Sipas raporteve të shumta në Itali, Juventus-Napoli mund të luhet në maj.

Juventusit iu dha një fitore 3-0 si parazgjedhje tetorin e kaluar pasi që lojtarët e Napolit nuk arritën të paraqiteshin në “Allianz Stadium” pasi kishin dy lojtarë pozitivë me COVID-19.

“Partenopei” gjithashtu u dënua më një pikë. Napoli, megjithatë, ka fituar apelin në CONI, i cili vendosi që loja të përsëritet.

Raportet në Itali të Martën kishin pohuar se loja mund të zhvillohet këtë janar, por sipas “Il Corriere della Sera” dhe gazeta “La Gazzetta dello Sport” lista e ndeshjeve është shumë e zënë me Juventusin dhe Napolin të cilët gjithashtu do të përballen me njëri-tjetrin më 20 Janar në finalen e Superkupës italiane.

Data e parë e mundshme për të luajtur ndeshjen është në maj, por kjo do të ndryshojë nëse Napoli dhe Juventusi eliminohen përkatësisht nga Europa League dhe Champions League, përcjell KosovaPress.

Tani për tani, FIGC nuk do të marrë ndonjë vendim se kur zhvillohet kjo sfidë.