Kryeministri i Kosovës  Albin Kurti gjatë qëndrimit në Bruksel është takuar edhe me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak.

Në një postim në twitter Kurti ka thënë se Lajcakut ia ka rikonfirkumar se dialogu duhet të jetë parimor dhe i pargatitur mirë.

“Bisedime konstruktive me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak. E kam ripohuar se dialogu duhet të jetë parimor dhe i përgatitur mirë. Duhet të pranojë realitetin e të vërtetën, të jetë i barabartë dhe t’u adresohet çështjeve të pazgjidhura, e jo të krijojë çështje të reja”, ka shkruar Kurti në Twitter./21Media