Kryeministri Albin Kurti tha se nuk ka marrë asnjë letër nga askush, ku është kërkuar garancion në Gjykatën Speciale.

Më tutje ka treguar se kur do të vendoset masa e reciprocitet.

“Ministria e Industrisë është duke e përgatitur një raport për mua për gjitha shkeljet qe bën Serbia të marrëveshjes së CEFTA-s. Kërkohet një analizë që masa e reciprocitet mos të na dështojë. Por edhe të përgatisim zyrtarët tonë shtetërorë për zbatim të reciprocitetit. Nuk mundemi që të fillojmë me zbatim dhe të mos jetë i plotë”, tha ai.

Kryeministri ka shtuar se është çështje ditësh se kur do të vijë kontingjenti me vaksina.

“Numri i të cilave do jetë shumë më i madh se këto që kemi marrë. Në fund të majit ose në fillim të qershorit do të marrim shumëfish më shumë se këto që i kemi marrë”, shtoi  ai.