Kurti tregoi edhe njëherë çfarë ka ndodhur në Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Kurti tregoi edhe njëherë çfarë ka ndodhur në Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka sqaruar edhe njëherë për arsyen e shkarkimit të ish-ministrit të Brendshëm, Agim Veliut. Ai tha se po mos të deklaronte që ishte për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme do të ishte ende ministër.

Ndërsa ka shpjeguar edhe njëherë atë që ka ndodhur në Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

“Nëse do të shkarkohej ministri Veliu do të kishte përçarje të Qeverisë. Ndërsa ndoshta do të kishte edhe gjendje të jashtëzakonshme. Për mua ka qenë e papranueshme që në ato rrethana dhe sipas rekomandimeve të IKSHP-së, të ketë ministra që dalin pro shpalljes së jashtëzakonshme”, tha ai.

Kurti në një emision ka folur për masat të cilat janë ndërmarrë kundër luftimit të COVID-19. Madje ai tha se do të ketë rritje të rasteve me COVID-19.