​Kurti: Kontingjenti i parë i vaksinave ka sjellë shpresë në Kosovë

 

 

Kryeministri Albin Kurti takoi sot ambasadoren e Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo.

Ambasadorja e përgëzoi Kurtin për shembullin inkurajues që u ka dhënë qytetarëve me marrjen e vaksinës antiCOVID.

Kurti tha se sado që në sasi të vogël kontingjenti i parë i vaksinave ka sjellë shpresë në Kosovë.

Në takim u bisedua edhe për gjendjen në sektorin e agrokulturës në Kosovë, për të cilën u tha se nevojitet një qasje e re ndaj prodhimit vendor dhe stimulimit të prodhuesve.

Të dy bashkëbiseduesit shprehën vullnetin dhe gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e mira mes dy shteteve mike./21Media

Artikuj të ngjashëm

Shikoni Gjithashtu
Close
Back to top button
close button