Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Ramadani nga Shtimja, e cila humbi katër anëtarë në aksident të rëndë trafiku në magjistralen Ferizaj-Shtime, në fshatin Koshare, një ditë më parë.

Në telegram, kryeministri i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes, duke thënë se bashkëndjenë dhimbjen me ta për humbjen tragjike.

“E nderuara familje Ramadani, me pikëllim të thellë e morëm lajmin për humbjen e jetëve të katër familjarëve tuaj në aksidentin tragjik. Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, pranoni ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje tuajën kaq të madhe. Me mendje e zemër jemi pranë jush, në këtë ditë zie e pikëllimi”, thuhet në telegramin e Kurtit./21Media