Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nënshkruar sot peticionin e iniciuar nga partia e tij nëpërmjet të cilit kërkohen zgjedhje.

Kurti ka ftuar të gjithë qytetarët që ta nënshkruajnë peticionin në sheshin e qytetit të tyre.

“Zgjedhjet janë qëllimi ynë politik sepse zgjedhjet janë parimi i shkelur demokratik. I ftoj të gjithë qytetarët që ta nënshkruajnë peticionin në sheshin e qytetit të tyre, nëse nuk e kanë bërë këtë deri më tani”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Qeveria Hoti është votuar në seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës. Formimi i Qeverisë u votua me 61 vota për, ndërsa 24 kundër dhe një abstenim./21Media

Zgjedhjet janë qëllimi ynë politik sepse zgjedhjet janë parimi i shkelur demokratik. I ftoj të gjithë qytetarët që ta…

Posted by Albin Kurti on Thursday, 4 June 2020