Kurti: Na duhet angazhim dhe përqendrim që të dalim sa më shpejt dhe me sa më pak pasoja

Kurti: Na duhet angazhim dhe përqendrim që të dalim sa më shpejt dhe me sa më pak pasoja

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media tha se prilli do të jetë muaji vendimtar për të ndaluar lakoren e rritjes së kësaj sëmundjeje që tashmë ka prekur të gjithë botën.

“Na duhet angazhim dhe përqendrim që të dalim sa më shpejt dhe me sa më pak pasoja”, u shpreh Kurti.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi, në mënyrë të bie intensiteti i lakores së përhapjes së koronavirusit, në të kundërtën gjendja mund të rezultojë me vdekje të shumta dhe të çojë në kolapsin e sistemit shëndetësor.