Kurti: Projektligji për buxhetin në mars
Opozita qorton Qeverinë për vonesat
Derisa opozita qorton Qeverinë se është vonuar me procedimin e projektligjit për buxhetin për vitin 2020 dhe është duke shkaktuar pasoja të mëdha për vendin, kryeministri, Albin Kurti tha se kjo do të bëhet muajin e ardhshëm.
Edhe pse Qeveria e re është votuar gati një muaj më parë, kryeministri Kurti tha për se nuk janë vonuar për draftimin e buxhetit 2020, teksa shtoi se janë duke përgatitur një buxhet të mirë dhe zhvillimor për vendin.
“Ministria e Financave dhe Transfereve po punon ditë e natë që sa më parë, në muajin mars ta kemi projektligjin për buxhetin e vitit 2020, i cili do të diskutohet në Parlamentin e Kosovës. Nuk mendoj që jemi vonuar, por do të bëjmë projektligj shumë të mirë e të drejtë dhe të dobishëm”, tha Kurti për kp
Por, shefi i Grupit Parlamentar të PDK, Bedri Hamza tha për se Qeveria dhe partnerët e koalicionit janë vonuar në krijimin e institucioneve pa asnjë arsye, dhe i kanë shkaktuar dëme të mëdha vendit me mos miratimin e buxhetit.
Ish-ministri i Financave thotë se ende nuk ka as program qeverisës, dhe kjo nënkupton se kjo qeveri nuk ka as program.
Ai po ashtu tha se pozicionimi i Grupit Parlamentar të PDK-së rreth buxhetit 2020 nuk do të jetë kritik pa argumente dhe pa alternativa.
“Ne kemi nevojë të kemi dokumentin mbi bazën e analizave dhe fakteve, me thënë që kjo është mirë ose s’është mirë”, tha Hamza.
Në mungesë të ligjit të buxhetit për vitin 2020, aktualisht vendi është duke shfrytëzuar 1/12 të buxhetit 2019 dhe është miratuar kërkesa e Qeverisë nga Kuvendi edhe për shfrytëzimi e këtij buxheti për muajin mars.
Buxheti për vitin e kaluar ishte rreth 2.3 miliardë euro derisa në mandatin e Qeverisë së re është premtuar se Kosova do të ketë buxhet rreth 3 miliardë.