Filloi tubimi i Lëvizjes Vetëvendosje në sheshet e Prishtinës.

Kryetari i VV-së, Albin Kurti posa arriti në tubimin e çlirimit dhe themelimit të VV-së, ku edhe u prit me duartrokitje.

“Me hajna nuk ka shtet”, “Hajnat në burg”, ishin thirrjet e qytetarëve para fillimit të manifestimit.

Janë dy arsyet që VV-ja është mbledhur në Prishtinë. 15 – vjetori i themelimit të VV-së dhe 21 – vjetori i çlirimit të vendit.