Kurz takon Lajçak, riafirmon përkushtimin e Austrisë për Ballkanin Perëndimor
Kancelari i Austrisë Sebastian Kurz dhe emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, përsëritën sot gjatë një takimi nevojën për vazhdimit e procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Kurz gjithashtu ka riafirmuar përkushtimin e Austrisë për Ballkanin Perëndimor dhe perspektivën evropiane të rajonit.
“Ne diskutuam mbi dialogun Beograd-Prishtinë dhe nevojën për të filluar negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë sa më shpejt të jetë e mundur. Unë riafirmova përkushtimin e fuqishëm të Austrisë për Ballkanin Perëndimor dhe perspektivën evropiane të rajonit”, ka shkruar Kurz në Twitter.