Kusari-Lila: Diskutimet Kosovë-ShBA të bëhen ndërmjet Thaçit dhe Pompeos

Kusari-Lila: Diskutimet Kosovë-ShBA të bëhen ndërmjet Thaçit dhe Pompeos

Deputetja e partisë Alternativës për Kosovën, Mimoza Kusari-Lila tha se përveç shkrimeve të zyrtarëve amerikanë në Twitter, nuk ka ndonjë qëndrim nga Ambasada Amerikanë në Prishtinë lidhur me gjendjen e krijuar.

Në seancën e jashtëzakonshme Kusari Lila tha se opozita do duhej të interesohej për qëndrimin zyrtar të SHBA-së, e jo të merr për bazë diskutimet në Twiter.

 “Partitë që kanë thirrur seancën nuk konsiderojnë a ka pasur qëndrim zyrtar Ambasada Amerikane në Kosovë sikur si ka pasur për Gjykatën Speciale. Atëherë nuk ka ardhur shkrimi prej Twitter, atëherë kemi pasur ambasadorin amerikan, të Britanisë, e Gjermanisë që shumë drejt e saktë në zyrat e grupeve parlamentare e kanë thënë se kjo është pika më e ulët e bashkëpunimit mes Kosovës dhe aleatëve. Ka qenë shumë e qartë, shumë mirë e thënë dhe e kemi kuptuar siç kanë na kanë thënë”, tha ajo.

Kusari-Lila nuk po e pëlqen diskutimin përmes Twiterit andaj kërkoi shkëmbim të letrave ndërmjet presidentit Thaçi dhe sekretarit Pompeo.

 “A është Kosova subjekt i diskutimeve që vinë tash në raport me deklaratat e senatorëve përmes Twitter apo duhet të jete subjekt i shkëmbimit të letrave në mes të presidentit të Kosovës dhe sekretarit Pompeo”, shtoi Kusari-Lila.