​Kuvendi miraton Statutin e Trepçës

Kuvendi i Kosovës ka zhvilluar njërën nga seancat më të gjata të saj, pasi punimet kanë filluar në ora 10:00 të ditë së djeshme!

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në orët e para të dielës, Propozim-statutin e Shoqërisë Aksionare “Trepça”.

Pro kanë votuar 80 deputetë, 2 ishin kundër, ndërsa 3 kanë abstenuar, raporton KosovaPress.

Kuvendi i Kosovës ka zhvilluar njërën nga seancat më të gjata të saj, pasi punimet kanë filluar në ora 10:00 të mëngjesit të së shtunës dhe kanë vazhduar pa asnjë pauzë deri pas orës 02:00 të së dielës, duke miratuar shumë projektligje me rëndësi, përfshi atë për pagat në sektorin publik, Projektligjin për dialog me Serbinë dhe Buxhetin për vitin 2019.

Back to top button