Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë zgjedhur Ylber Fetahaj dhe Avdyl Hyseni anëtarë të Bordit për Ankesa të Mediave.

Pas votimit të kësaj pike, në mungesë të kuorumit grupet parlamentare u dakorduan që seanca plenare me pikat e mbetura të vazhdojë të hënën në orën 10:00.