Në ditën e fundit të afatit kalimtar veror, Arsenali siguroi shërbimet e Thomas Partey nga Atletico Madridi, të cilin e kishte kërkuar me ngul për një kohë të gjatë.

Partey i ka kushtuar Arsenalit 45 milionë euro dhe ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2024, nga e cila do të përfitojë 10 milionë euro në sezon.

Sot, në faqen zyrtare të “Gunners”, është bërë e ditur se Partey ka zgjedhur numrin 18 të cilin do ta bart në fanel gjatë edicionit garues 2020/21.