Los Angeles Lakers kanë triumfuar ndaj Miami Heat me rezultat 102-96 të martën duke iu afruar edhe një hap më afër titullit.

LeBron James i realizoi tetë pikë në pjesën e parë, por i shtoi edhe 20 të tjera deri në fund.

Në fund të ndeshjes, James deklaroi se ishte një ndeshje e mirë nga ana e tyre, por se puna nuk ka përfunduar ende.

“Ne e kuptojmë se kjo ishte një ndeshje e vështirë dhe shumë e rëndësishme, por puna nuk ka përfunduar dhe unë tashmë po mendoj për ndeshjen e radhës”, deklaoi James.