La Liga spanjolle rikthehet sot me disa ndeshje interesante në kuadër të programit të ditës së mërkure.

Real Madrid pret në shtëpi skuadrën e Getafes. “Galaktikët” pas 14 ndeshjeve kanë regjistruar nëntë fitore, dy barazime dhe tre humbje, kështu duke arkëtuar gjithsej 29 pikë, dhe duke u pozicionuar në vendin e dytë në tabelë.

Ndeshje tjetër interesante do të jetë ajo mes Real Betis dhe Cadiz. Betis gjendet në pozitën e 12-të, ku pas 14 xhirosh kanë regjistruar pesë fitore, një barazim dhe tetë humbje, dhe gjenden në kuotën e gjithsej 16 pikëve.

Programi i plotë:

17:30 Getafe (11) – Celta Vigo (8) (Stadiumi Coliseum Alfonso Pérez)

19:45 Real Madrid (2) – Granada (7) (Stadiumi Santiago Bernabeu)

22:00 Alaves (17) – Eibar (15) (Stadiumi Mendizorrotza)

22:00 Real Betis (12) – Cadiz (10) (Stadiumi Benito Villamarín).