Liga kryesore e Spanjës do të rikthehet sot me një program tejet të ngjeshur të ndeshjeve.

Dy përballjet më interesante do t’iu takojnë Real Sociedad-it me Atletico Madrid-it dhe Valladolid me Barcelonën.

Në program është e përfshirë edhe ndeshja mes Valencisë dhe Sevillës. Pas 14 xhirosh, Valencia pozicionohet e 13-ta në tabelë, me tri fitore, gjashtë barazime dhe pesë humbje, duke arkëtuar kështu gjithsej 15 pikë.

Në anën tjetër, Sevilla gjendet në një pozitë më të mirë, ku pas 12 ndeshjeve kanë regjistruar gjashtë fitore, dy barazime dhe katër humbje, duke arkëtuar gjithsej 20 pikë në vendin e shtatë në tabelë.

17:30 Elche (16) – Osasuna (20) (Stadiumi Manuel Martínez Valero)

17:30 Valencia (13) – Sevilla (7) (Stadiumi Mestalla)

19:45 Huesca (19) – Levante (15) (Stadiumi El Alcoraz)

19:45 Real Sociedad (3) – Atletico Madrid (1) (Stadiumi Anoeta)

22:00 Valladolid (18) – Barcelona (5) (Stadiumi José Zorrilla)

22:00 Villarreal (4) – Athletic Bilbao (10) (Stadiumi De La Cerámica).