La Liga spanjolle rikthehet sot me disa përballje interesante, në kuadër të programit për xhiron e 19.

Cadiz pret në shtëpi skuadrën e Levantes, Valladolid zhvillon ndeshje si vendas kundër Elches dhe Sevilla është mysafir i Alaves.

Pas 18 xhirosh, tabela kryesohet nga skuadra e Atletico Madridit, e cila ka katër pikë më shumë se vendi i dytë Real Madridi, ndërsa Top 4 e përmbyllin Barcelona në vendin e tretë dhe Villarreal në të katërtin.

Elche, Osasuna dhe Huesca janë tre ekipet të cilat gjenden në tre pozitat e fundit tabelare, ku respektivisht, Elche pozicionohet në vendin e 18, Osasuna në të 19 dhe Huesca në vendin e 20.

Programin e plotë të ndeshjeve në La Liga e gjeni të bashkangjitur më poshtë.

19:00 Cadiz CF (9) – Levante (11) (Stadiumi Nuevo Ramon de Carranza)

19:00 Valladolid (17) – Elche (18) (Stadiumi José Zorrilla)

21:30 Alaves (16) – Sevilla (6) (Stadiumi Mendizorrotza).