La Liga spanjolle bëri një njoftim zyrtar në lidhje me largimin e Lionel Messit nga Barcelona.

Kohët e fundit ka pasur shumë spekulime, por një gjë është e sigurt – kontrata e argjentinasit është e vlefshme deri në vitin 2021.

Lojtari dhe avokatët e tij pretendojnë se lojtari më i mirë në botë mund të largohet nga klubi, duke arritur një ndërprerje të njëanshme të kontratës.

Nga ana tjetër, udhëheqësit e ‘Blaugranës’ pretendojnë se ata mund të marrin para për Messi. Ata e vlerësojnë futbollistin hiç më pak se 700 milionë euro.

Në një deklaratë, La Liga vendosi që Messi të ketë një kontratë të vlefshme edhe për një vit, dhe se ai mund të largohet nga gjigandi katalunas vetëm nëse një klub tjetër i interesuar paguan Barcelonën aq sa kërkon ose 700 milionë euro.

Manchester City dhe Paris Saint-Germain kanë treguar interes deri më tani./kp