Emisari special i BE-së, Mirosllav Lajçak përmes një statusi  në rrjetet sociale ka folur për vzitiën e saj në Kosovë të cilën e quajtur të suksseshme.

“Ju mund të diskutoni shumë përmes telefonit, por ai nuk mund të zëvendësojë takimet me persona. Bisedova me bashkëbiseduesit e mi për datat, hapat e ardhshëm, modalitetet për një rifillim të shpejtë të dialogut të lehtësuar. Mezi presim të takohemi përsëri në Bruksel”, ka shkruar Lajçak.

Po ashtu sot pas takimeve tre ditore në Kosovë, emisionari i BE-së për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, mbajti konferencë për media. Takimet me liderët kosovarë, Lajçak i cilësoi të dobishme, ndërsa theksoi se është i gatshëm të angazhohen për dialog dhe të ndihmojë palët të normalizojnë marrëdhëniet mes vete./21Media