Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak sot i ka informuar anëtarët e Bundestagut dhe anëtarët gjermanë të Parlamentit Evropian mbi gjendjen aktuale dhe hapat e ardhshëm në procesin e dialogut Beograd-Prishtinë.

Lajçak përmes një postimi në Twitter ka thënë se e vlerëson shumë interesin dhe mbështetjen e tyre mbi procesin e udhëhequr nga Bashkimi Evropian.

 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq janë takuar për herë të fundit në Bruksel më 7 shtator./21Media