Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak po qëndron në takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa në selinë e partisë qw drejton ky i fundit.

Diplomati sllovak është në ditën e tretë të qëndrimit të tij në Prishtinë ku sot pritet të përfundojë vizita e tij.

Lajçak të mërkurën ka takuar presidentin e vendit, Hashim Thaçi, dhe krerët e partive politike, derisa ditën e parë të tij në Kosovë ai është takuar me kryeministrin e vendit, Avdullah Hoti dhe kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani.