Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka nisur takimin me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në kabinetin e këtij të fundit.

Lajçak ka arritur sot në Prishtinë për një vizitë treditore ku do të takojë krerët e institucioneve të Kosovës për të diskutuar rreth rifillimit të dialogut.

Diplomati sllovak do të takohet sot edhe me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Avdullah Hoti.

Kjo është vizita e parë e emisarit evropian për dialogun në Kosovë pas marrjes së detyrës dhe ajo zhvillohet një ditë pasi emisari amerikan Richard Grenell bëri të ditur rifillimin e dialogut për 27 qershor në Uashington.