Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka pritur në takim emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ky i fundit pas takimeve me krerët institucional dhe liderët e dy partive opozitare, atë Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe të PDK-së, Kadri Veseli pritet të diskutojë edhe me Haradinajn për ecurinë e dialogut me Serbinë.

Ndërsa, pas këtij takimi diplomati i BE-së, pritet të takojë liderin e Nismës, Fatmir Limaj dhe atë të AKR-së, Behgjet Pacolli.

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbisë, Mirosllav Lajçak do të qëndrojë në Kosovë për një vizitë treditore, ku dje në ditën e parë fillimisht u takua me kryeministrin Avdullah Hoti e më pas edhe me kryeparlamentaren Vjosa Osmani./21Media