Në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë, emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka nisur takimin me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Në selinë e këtij të fundit, diplomati evropian për rreth një orë pritet të diskutojë për dhe ecurinë dhe vazhdimësinë e deritanishme të dialogun Kosovë-Serbi.

Ndërkohë mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje në fillim të takimit.

Pas takimeve me krerët institucional, Lajçak gjatë tërë ditës pritet të takojë edhe liderët tjerë partiakë në vend./kp