Frank Lampard është i bindur se ai mund të trajtojë presionin që ka ardhur pas rezultateve negative që vazhduan me një humbje 2-0 ndaj Leicester Cityt të martën.

Golat nga Wilfred Ndidi dhe James Maddison e dërguan Leicesterin në krye të Premier Ligës, nëntë pikë larg nga Chelsea që tani ka fituar vetëm dy nga tetë ndeshjet e tyre të fundit në kampionat.

I pyetur për të ardhmen e tij në konferencë për media pas ndeshjes, Lampard tha: “Unë nuk mund ta kontrolloj atë. Unë jam pyetur më parë, e kuptoj atë, janë pritjet e këtij klubi.”

“Është një ekip në zhvillim. E mora këtë punë duke e ditur se do të kishim kohë të vështira. Ne thjesht duhet të luftojmë. Unë jam i mirë në trajtimin e presionit”, tha në fund Lampard.